
Motra ia ia nxjerr një ‘sekret’ Atdheut, ky është reagimi i tij.
Atdhe Xheravina është shumë i komentuar sa i përket stilit të tij
Para disa ditësh Atdheu i ka prerë flokët për tu sensibilizuar me gratë e prekura me kancer, shkruan lajmi.net.
Ndërsa dje Atdheu ka qenë i ftuar në Ftesë në 5 në “Top Channel” , ku ka folur për kauzën që ndërmori me prerjen e flokëve.
Por sigurisht biseda nuk ka ngelur me kaq dhe ai ka marrë një letër nga e motra, ku veç se shprehej krenare për të, ka treguar edhe për vajzat që i pëlqejnë Atdheut.
“Janë shumë që e adhurojnë atë, por mesa sa di unë Atdheu ka merak brunet, vajzat e qeshura me flokë të gjata. Shpirtin ta kenë të bukur, pse jo dhe pamjen fizike. Do ishin një dyshe e përkryer. Dy brunë si çift. Por ai e di më mirë! Motra vetëm më të mirën i uron. Duaj! Adhuro! Mos lëndo! Femra ideale do jetë e lumtur me të!”- ka përfunduar ajo.
Por pas kësaj Atdheu u emocionua dhe tregoi se motra e ka rritur atë.
Kujtojmë se Atdheu është njëri nga ish-konkurrentet e sezonës së kaluar të “Për’Puthen”.
