Yllka veshë fustan shumë të hapur, barku i saj merr gjithë vëmendjen

21:42 | 20 Mars 2022

Yllka Kuqi, vazhdon të jetë një këngëtare shumë aktive.

Përveç që është shumë e angazhuar në Kosovës, këngëtarja e njohur gjakovare është shumë e kërkuar edhe në diasporë, shkruan ORAinfo.

Duke qenë se vazhdimisht është në përballje me publikun e gjerë, ajo duhet që vazhdimisht të jetë në toç-formë.

Ani pse është nënë e një vajze, Yllka gëzon forma shumë perfekte, e këtë e ka dëshmuar në fustanin që ka veshur në një aheng të madh.

Ka qenë stilisti i njohur, Valdrin Sahiti që ia ka punuar fustanin e saj të zi e elegant.

E këngëtarja e muzikës moderne, duket si hyjneshë në atë fustan, ku barku i saj i sheshtë merr gjithë vëmendjen./ORAinfo/

Komento: