Kurti sqaron raportin me Donika Gërvallen

23:35 | 22 Mars 2022

U tha se ka kërkuar lirimin nga detyra, Kurti sqaron raportin me Donika Gërvallen.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për raportin mes tij dhe ministrs së Jashtme, Donika Gërvalla, për të cilën ishte raportuar se i pari i Qeverisë kishte kërkuar lirimin nga detyra.

Mirëpo Kurti e ka mohuar një gjë të tillëm.

“As s’e kam kërkuar lirimin nga detyra. As nuk më shkon mendja ta kërkoj”, ka thënë Kurti në RTK.

Tutje, Kurti ka vazhduar duke thënë se bashkëpunimin më Gërvallen e ka shumë të mirë dhe se do të kishte dashur që të njejtin bashkëpunim ta kishte me të gjithë ministrat tjerë.

“Bashkëpunimin e kam shumë të mirë me të. Do të kisha dashur që me të gjithë ministrat dhe deputetët ta kem bashkëpunimin si me të”, ka shtuar Kurti.

Ai ka folur po ashtu edhe për skandalet e Gërvallës.

“Unë e di që janë marrë shumë me ata flamurat në Twitter, mirëpo ajo ka ba një punë shumë të rëndësishme në reformimin e diplomacisë”, tha kryeministri.

Komento: