Zhduket një vajzë në Obiliq

09:48 | 23 Mars 2022

Babai nga Obiliqi e raporton vajzën si të zhdukur në polici.

Një prind e ka raportuar si të zhdukur vajzën e tij të mitur.

Ai ka thënë se vajza ka dalë nga shtëpia dhe nuk di asgjë për vendodhjen e saj.
Njoftimi i plotë i policisë:

PERSON I ZHDUKUR /Obiliq, 20.03.2022-NN. Me datën 21.03.2022 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij e mitur , viktima femër kosovare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Në konsultim me prokurorin është inicuar rasti dhe vazhdon të hetohet nga njësiti përkatës policor.

Komento: