Gruaja rrahu burrin e saj në Suharekë, arrestohet nga policia

10:17 | 23 Mars 2022

Një grua është arrestuar dje në Suharekë, pasi sipas policisë e njëjta ka rrahur burrin e saj.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

DHUNË FAMILJARE /Suharekë, 22.03.2022-21:30.Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshortin viktimën mashkull kosovar.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, e dyshuara me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Komento: