Enver Hoxhaj publikon njërin nga aeroplanët luftarak që bombardoi Serbinë

09:58 | 24 Mars 2022

Hoxhaj publikon njërin nga aeroplanët luftarak që bombardoi Serbinë: Përjetë falënderues ndaj ShBA-së dhe Perëndimit.

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj ka publikuar një fotografi të aeroplanit luftarak të NATO-s që bombardoi Serbinë, e që thotë se ruhet në bazat ushtarake në Lituani.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Hoxhaj ka thënë se Kosova do të jetë përjetë falënderuese ndaj ShBA-së dhe Perëndimit për mbështetjen e vazhdueshme.

“Para 23 vitesh bota u bashkua që ta ndalojë gjenocidin serb në Kosovë. Sot, Kosova kujton ushtarët e NATO-s që humbën jetën gjatë bombardimeve që ndaluan gjenocidin dhe u është përjetë falenderuese. Ky aeroplan në fotografi është njëri prej të shumtëve të përfshirë në bombardimet e NATO-s dhe që tani ruhet në bazat ushtarake në Lituani. Përjetë falënderues ndaj ShBA-së dhe Perëndimit për mbështetjen e vazhdueshme në rrugëtimin dhe shtetndërtimin tonë”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook, derisa ka shpërndarë edhe fotografinë e aeroplanit luftarak të NATO-s.

Komento: