E lodhur dhe dërrmuar, në këtë gjendje ka përfunduar Sara

23:02 | 26 Mars 2022

Sara Hoxha, është emër i komentuar në rrjetet sociale.

Ajo bëri bujë të madhe që kur zyrtarizoi lidhjen e dashurisë me reperin, Ledri Vulaj, shkruan ORAinfo.

E duke qenë se kjo lidhje kishte një kohë të gjatë, që të dy e bënë një hap më tutje, duke u bërë prindër të një vajze.

E tani duket se jeta e Sarës ka ndryshuar plotësisht, kjo pasi që kohën më të madhe ajo ia përkushton të voglës së saj.

Kjo padyshim që i sjellë shumë lumturi, por të njëjtën kohë e lodh shumë. E këtë fakt ajo e ka treguar përmes një foto ku shihet shumë e dërmuar në përqafim të vajzës së saj./ORAinfo/

Komento: