Milan-Inter, Mourinho analizon derbin – e pyesin për kë bën tifo dhe befason me përgjigjen e tij.
Xhiro e 28 do të jetë nën hijen e derbit të Madonninës, Milan-Inter, që do të zhvillohet të dielën mbrëma në “San Siro” nga ora 20:30.
Kjo ndeshje do të jetë shumë e veçantë dhe më e zjarrtë se kurrë më parë. Përpos rivalitetit historik, dy skuadrat luajnë edhe me objektiv zonën Champions, raporton Gazeta Express.
Dy skuadrat vijnë në këtë ndeshje me forma të ndryshme.
Inter vjen nga një krizë rezultatesh, dëmtimesh dhe çështjen Mauro Icardi, ndërsa Milan pas një seri fitoresh.
Gjithsesi në derbi nuk ka favoritë dhe kuqezinjtë kanë tre vite që nuk fitojnë ndaj zikaltërve – Jose Mourinho, që fitoi gjithçka me Interin në vitin 2010, ka folur për derbin e nesërm.
“Në fundjavë është derbi i Milanos. Milan-Inter ose Inter-Milan nuk ka ndryshim, është gjithmonë i njëjti stadium, por tifozët e Milanit do të jenë më shumë se ato të Interit këtë radhë”, tha Mourinho për “Russia Today”.
“Është e rëndësishme jo vetëm për shkak se është një derbi, por edhe për katër vendet e para. Juventus është shumë larg, Interi e nisi në fillim te sezonit me qëllim të përfundojë sa më të lart që është e mundur, por tani po luftojnë për të mbajtur pozicionin e katërt”, shtoi ai.
“Milan është përmirësuar shumë gjatë sezonit dhe tani është në vend të tretë, por Interi është i katërti dhe Roma e pesta, ata janë të gjithë një pikë larg. Vetëm Napoli është i sigurt, ky derbi do të jetë i rëndësishëm sepse do të thotë shumë për kualifikimin në Ligën e Kampionëve”.
Për kë bën tifo Mourinho? (qesh) “Vërtetë pyesni për këtë? Natyrisht për skuadrën zikaltër të Milanos”, është shprehur Mourinho.