Grenell e uron Vuçiqin për fitoren

09:55 | 04 Prill 2022

Ky është urimi i Grenellit për fitoren e Vuçiqit.

Ish i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, i ka uruar fitoren në zgjedhje presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Përmes një postimi, Grenell ka thënë se ka një miqësi të fortë që po vazhdon të rritet mes SHBA-së dhe Serbisë.

“Urimë Vuçiqit për rizgjedhjen në Serbi. Ne kemi një miqësi të fortë dhe në rritje mes Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë dhe kemi ende shumë për të bërë së bashku”, ka shkruar Grenell, transmeton lajmi.net.

Kujtojmë se në zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare që u mbajtën dje në Serbi, Vuçiq ka arritur të sigurojë edhe një mandat si president i vendit.

Komento: