Presidentja Osmani bisedon me presidenten e Parlamentit Evropian për situatën në Ukrainë dhe rajon

20:15 | 05 Prill 2022

Osmani bisedon me presidenten e Parlamentit Evropian për situatën në Ukrainë dhe rajon.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për bisedën që ka zhvilluar ditën e sotme me presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Osmani ka thënë se në diskutimin virtual me Metsolan, kanë diskutuar për rreshtimin e palëkundur të Kosovës me veprime kundër luftës së Rusisë në Ukrainë.

“Unë i bëra të ditura edhe burimet e destabilitetit në rajonin tonë. Ne e vlerësojmë mbështetjen e Parlamentit Evropian për rrugën e integrimit evropian për Kosovën”, ka shkruar Osmani.

Komento: