
“Pastrimi” bëri nam, 10 mijë euro dreka e darka për 2 muaj.
Mbi nëntë mijë euro janë shpenzuar për dreka e darka në restorante jo të lira, për dy muaj e tre ditë nga punonjës të kompanisë regjionale për largimin e mbeturinave në rajonin e Prishtinës, “Pastrimi”.
Kryeshefi ekzekutiv i kësaj ndërmarrjeje, Burim Kelmendi, tha për Klan Kosovën se veç punonjësve të kompanisë, në këto restorante kanë ngrënë edhe mysafirë të ndërmarrjes, drejtorë e pronarë biznesesh me të cilat “Pastrimi” bashkëpunon.
Kelmendi thotë se nuk ka shkelur ndonjë ligj kur ka shpenzuar këto para, meqë sipas tij, ligji për tatimin e korporatave lejon që për shpenzime të përfaqësimit të harxhohen 1% e të ardhurave vjetore bruto të kompanisë, e “Pastrimi” sipas tij vitin e kaluar ka arkëtuar 9 milionë euro, e me këtë Kelmendi thotë se nuk ka shkelë ligjin kur ka harxhuar para për dreka e darka.
