Ky është i riu që humbi jetën në aksidentin e sotëm në Suharekë

18:10 | 16 Mars 2019

Një aksident i rënd ka ndodhur sot.

Sot në mesditë, në magjistralen Suharekë-Shtime, përkatësisht te Giri në Suharekë, ka ndodhur një aksident me fatalitet, ku humbën jetën tre persona.

Në aksidentin që ndodhi mes një veture, një kamioni dhe një kamionete, humbën jetën tre djem të rinj.

Dy prej tyre ishin nga Prishtina, kurse njëri nga Lipjani. Indeksonline merr vesh se i riu nga Lipjani që ndërroi jetë në aksidentin fatal është Leonard Retkoceri (1998) nga fshati Llugaxhi i kësaj komune.

Prokurori ka bërë të ditur se tre të rinjtë kishin marr veturën me qera, me të cilën u aksidentuan sot rreth orës 12:30.

Nga hetimet e para të bëra në vendngjarje nga hetuesit e njësisë së trafikut rajonal dhe Prokurorit te Shtetit bëhet e ditur se shkaktar i aksidentit dyshohet të ketë qenë drejtuesi i veturës i cili hynë ne tejkalim ne vendin e ndaluar (vije e plotë dhe kthesë) dhe ne mënyrë frontalë goditë kamionin i cili ishte ne drejtimin e kundërt, ku për pasojë shkakton aksident trafiku me fatalitet.

Komento: