Paris Saint-Germain janë të gatshëm të dëgjojnë ofertat për sulmuesin Edinson Cavani, raportojnë mediat franceze përcjell ORAinfo.
Uruguaini, 32 vjeç, do të lejohet të largohet nga Parc des Princes nëse klubi i tij duhet të marrë oferta mbi çmimin e kërkuar prej € 40 milion (£ 34m / $ 45m).
Ekipet si Milan dhe disa skuadra angleze kanë shfaqur intersim për të, por mosha e tij do të jetë pengesë që klubet të ofrojnë një shumë aq të madhe./ORAinfo/