Aksident në Mitrovicë, ka të lënduar

19:00 | 11 Prill 2022

Aksidentet janë shtuar në vendin tonë.

Një aksident trafiku ka ndodhur mes një automjeti dhe një motoçiklete në Mitrovicë.

Rastin e ka konfirmuar për Klankosova.tv, zëdhënësi për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka thënë se lëndime ka pësuar vetëm motoçiklisti.

“Rreth orës 16:00, në rrugën ” Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një automjet në lëvizje dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar motoçiklisti, i cila është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”, është shprehur Zahiti.

Komento: