Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Pesë persona raportohet se janë lënduar si pasojë e një aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Kështu bëri të ditur Daut Hoxha, zëdhënës i policisë. Ai tha se në aksident ishin të përfshira dy vetura.
“Me datë 11.04.2022 rreth orës 17:10, ne Autostradën ” Ibrahim Rugova” në km e 40 të, është shkaktuar një aksident trafiku ku janë të përfshira dy automjete. Pesë persona raportohen të jenë lënduar. Njësitet relevante policore janë marrë me rastin”.