
Vdekje e dyshimtë në Prizren
Një person ka ndërruar jetë në Prizren. Raportohet se viktima mashkull ka ndërruar jetë përderisa ishte duke punuar.
Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dal në vendin e ngjarjes ku kanë konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete.
Dyshohet se viktima ka pasur probleme shëndetësore.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.