Raportimet për rritjen e tatimit në pagë, ministri Murati: Koncept-dokumenti nuk është përgatitur nga Qeveria

09:45 | 12 Prill 2022

Ministri i Financave Hekuran Murati në një konferencë për media ka folur për raportimet se Qeveria e Kosovës po planifikon ndryshimin e Politikave Tatimore që përfshinin edhe rritjen e tatimit në pagë.

Murati ka thënë se ky koncept dokument ka qenë i publikuar për konsultime publike, dhe se ka qenë i përgatitur nga stafi civil dhe jo nga Qeveria.

“Për çdo masë që merr qeveria do të ju njoftoj. Për dokumentin në fjalë ka qenë i publikuar për konsultime publike dhe kam qenë i befasuar dhe kam kuptu se ka qenë i përgatitur nga stafi civil dhe jo nga qeveria.

E kam tërhequr nga konsultimi publik”, u shpreh Murati para gazetarëve.

Në Koncept-dokumentin e publikuar dje janë propozuar dy variante për normat e tatimit në pagë.

Nëse dikush që ka pagën 700 euro bruto aktualisht paguan 70 euro tatim në pagë, nëse miratohet kjo nismë e Qeverisë Kurti atëherë do të paguajë 105 euro tatim në pagë.

Komento: