Mot pranveror, kështu do të jetë moti në dy ditët e ardhshme

20:13 | 12 Prill 2022

Moti në dy ditët e ardhshme.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të mërkurën dhe të enjten pritet të mbajë mot me diell në vend.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-22 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimit”, ka njoftuar IHMK-ja.

Komento: