Vrasje në tentativë në Graçanicë, ia prejnë tubat e frenimit të veturës

10:37 | 13 Prill 2022

Ndaj një kosovari në Graqanicë ka pasur një vrasje në tentativë, pasi të njëjtit i janë prerë katër gypa të cilindrave të frenimit përgjatë së martës.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës me anë të një komunikate për media, teksa ka thënë se për rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit.

“Graçanicë, 11-12.04.2022 – 20:15-07:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se po sa ka hipur në veturën e tij me targa vendore, ka vërejtur se frenat e veturës nuk janë në rregull.

Ankuesi ka telefonuar një automekanik i cili pas kontrollit të veturës ka konstatuar se katër gypat e cilindrave të frenimit janë të prerë. Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes.

Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, bëhet e ditur në komunikatë.

Komento: