Qeveria miraton rishikimin e buxhetit

11:02 | 13 Prill 2022

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuare rishikimin e buxhetit.

Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se ky rishikim po bëhet pasi ka pasur ndryshim në trendin e të hyrave, me rritje prej rreth 17 për qind në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar.

Ky rishikim do të përfshijë edhe zbatimin e masave të reja për ndihmën ndaj qytetarëve.

“Siç u theksua bëhet fjalë për një rishikim të jashtëzakonshëm, atëherë kur Ministria e Financave vlerëson se ka ndryshim trendin e të hyrave që ka aktualisht. Marrë parasysh edhe nevojën për intervenime shtesë në mbështetje të qytetarëve është parë e nevojshme që të kemi një rishikim të tillë të jashtëzakonshëm”, tha Murati në mbledhjen e Qeverisë

Komento: