Teksa performon në skenë, balerina shqiptare çan ballin

12:32 | 14 Prill 2022

Balerina shqiptare çan ballin teksa performon në skenë.

“Just Dance” është emisioni i cili ka nisur edicionin e ri.

Por që në nisje nuk është se gjërat shkuan edhe aq mirë, shkruan lajmi.

Gjatë performancës njëra nga balerinat konkurrente u lëndua.

Ishte njëri prej anëtarëve të jurisë ka dhënë shenjë që të dërgohet ndihmë tek konkurrentja, dhe emisioni është ndërprerë për disa çaste.

E momenti i rrëzimit të konkurrentes është bërë viral nëpër rrjete sociale.

Moderatorja e programit ka njoftuar se konkurrentja është në gjendje të mirë shëndetësore dhe po merr ndihmën e duhur mjekësore, teksa ambulanca e ka shoqëruar për të marrë trajtimet e duhura.

“Ka ndodhur një incident edhe me Danjën e cila duhet të jetë duke marrë ndihmën e parë, ka ardhur edhe ambulance për ta asistuar. Janë incidente që ndodhin herë pas here”, tha ajo.

Ndryshe edhe juria janë prekur shumë.

Komento: