‘Vuçiq ka filluar provokimet e tij’, gazetari boshnjak flet për sulmet ndaj Policisë së Kosovës në veri

15:07 | 16 Prill 2022

Studiuesi i Shkencave Politike, Jasmin Mujanović, nga Bosnja, ka reaguar pas sulmeve që i janë bërë Policisë së Kosovës, në pjesën veriore, duke thënë se Vuçiqi i ka rifilluar provokimet e tija më Kosovën.

Përmes një postimi në Twitter, Mujanoviq, ka shtuar se këto provokime të Vuçiqit po vijnë pak kohë pasi kanë përfunduar zgjedhjet në Serbi.

Tutje, ai ka shtuar se, përveç këtyre provokimeve duhet të pritet më shumë nga i pari i Serbisë, përfshirë këtu edhe rritjen e dezinformatave.

“Me mbarimin e zgjedhjeve në Serbi, regjimi i Vuçiqit rifillon provokimet e tij përgjatë kufirit me Kosovën. Prisni më shumë shaka nga Beogradi në ditët në vijim dhe një rritje të dezinformatave në lidhje me kërcënimet ndaj Serbisë dhe personalisht Vuçiqit”, ka thënë Mujanoviq.

Duhet cekur se ditët e fundit, Policia e Kosovës është sulmuar në veri të Kosovës në mënyrë të ndryshme përfshirë armë të tipit AK47 dhe granatë dorë.

Një sulm i tillë u raportua edhe sot, ku PK, është sulmuar me mjete piroteknike.

Komento: