14 vjeҫari që e donte shumë futbollin, pjesë e atyre që humbën jetën në Zelandën e Re

16:57 | 17 Mars 2019

Rasti në Zelandën e Re tronditi tërë botën.

Sayyad Milne, një djalë 14 vjeçar është një nga 50 njerëzit që humbën jetën të premtën në një xhami në Zelandën e Re.

Babai i tij, John Milne, tha se Herald, djali i tij i vogël ishte një lojtar i zjarrtë i futbollit, i cili sapo mbushi 14 vjet.

“Unë e kujtoj atë ende si foshnje, sepse e humba thuajse sapo u lind. Por ai ishte shumë trim, madje u gjend në një luftë të tillë që ndodhi. Por është e tmerrshme se si u qëllua ai nga dikush që nuk u kujdes për askënd dhe për ndonjë gjë”, ka thënë Milne.

Fjalë të mira për të janë shkruar edhe nga Malajzia, ku Sayyad kishte marrë pjesë në një kamp vjetor të rinisë ‘Al –Khaadem’ me vëllain e tij vitin e kaluar.

Izëan Ibn Sabri, një vullnetar në kamp, shkroi për të duke thënë:

Ai ka pasur një karakter kaq të mirë dhe të këndshëm, të etur dhe të përgjegjshëm ndaj udhëzimeve, fëmijët si ai na kanë dhënë shpresë për të ardhmen e rinisë sonë. Allahu e lartësoftë atë bashkë me Profetët.

Humbja e 14 vjeçarit ishte konfirmuar nga nëna e tij, pasi kishte kërkuar trupin në spital.

Komento: