Donfried dhe Escobar arrijnë në Presidencë, nis takimi me Osmanin

17:52 | 25 Prill 2022

Në Kosovë kanë arritur dy figura të rëndësishme.

Nndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried dhe Gabriel Escobar, emisar special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, kanë mbërritur në Kosovë.

Dyshja amerikane takimin e parë e kanë me Presidenten Vjosa Osmani, i cili ka nisur para pak minutash, raporton Gazeta Express.

Pas përfundimit të takimit me Presidenten, Escobar dhe Donfried do të takohen me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Komento: