Fillon takimi i kryeministrit Kurti me zyrtarët amerikanë

19:31 | 25 Prill 2022

Ka nisur takimi i rëndësishëm.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim në zyrën e tij, Ndihmës Sekretaren e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Karen E. Donfried dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Gabriel Escobar.

Takimi veçse ka nisur mes të dy palëve, ndërsa Gazeta Online Reporteri.net do ju mbajë të informuar lidhur me ecurinë e takimit.

Escobar dhe Donfried më herët ishin në takim edhe me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, ku u diskutua në lidhje me urgjencën e dialogut si dhe marrëdhëniet SHBA-Kosovë.

Komento: