Haradinaj ka pyetje për Osmanin e Kurtin: Qysh iu ka ik që ai ka në pronësi kompani që ka transaksione me kompaninë e Stanishiqit

23:00 | 25 Prill 2022

Skandali i ambasadorit Martin Berishajt sërish është kthyer në qendër të vëmendjes.

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar sërish raportimet për përfshirjen e Ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishajt, në skandalin financiar që shpërtheu në Slloveni, tri ditë para zgjedhjeve.

Haradinaj ka pyetur Presidenten Vjosa Osmani për motivet se pse i është dhënë shtetësia me procedurë të përshpejtuar ambasadorit Berishaj, shkruan Reporteri.net.

Ai ka pyetur presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti se si është e mundur që gjatë procedurave të verifikimit, iu ka ikur që ai ka në pronësi një kompani, që “ka transaksione me kompaninë e famëkeqit Stanishiq”.

“Presidentja me procedurë të përshpejtuar ia ka dhanë shtetësinë ambasadorit Berishaj. Cili është motivacioni, çka ka qenë për ngut. Nëse i keni respektu procedurat e verifikimit, qysh iu ka ik që ai ka në pronësi një kompani, ose pse s’është e deklarume në Agjenci kompania, e cila ka transaksione me kompaninë e famëkeqit Stanishiq. Tash s’po flasim më për personin, por për gjitha veprimet kushtetuese e ligjore të secilit. Presidentja le të jep llogari ligjore, nëse si ka respektuar procedurat e verifikimit”, ka thënë Haradinaj në Kanal 10.

Komento: