
Një femër është zhdukur nga rajoni i Gjilanit.
Policia e Kosovës njofton se një burrë ka raportuar se motra e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet se ku mund të ketë shkuar.
Sipas policisë rasti ka ndodhur dje në Gjilan rreth orës 02:30.
Policia sqaron se sipas ankuesit ajo ka probleme me depresionin dhe këtë gjë e ka përsëritur edhe me parë.
Rasti është duke u hetuar.