Icardi mund të përfundojë të Real Madrid.
Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, Real Madridi ka vënë kontaktet me Vanda Narën për të mësuar shifrat e kalimit të Mauro Ikardit në Madrid.
Klubi madrilen e di tashmë çmimin që duhet të paguajë për sulmuesin argjentinas të Inter, 80 milionë euro, ndonëse klauzola në kontratën e Ikardit është fiksuar në shumën e 110 milionë euro.
Nëse për Ikardin nuk do të çelet një ankand me interesimin e Napolit dhe Juventus, atëherë zikaltërit mund të pranojnë ofertën e Real Madrid, prej 80 milionë euro, në këmbim të kartonit të argjentinasit, i cili mungesën e gjatë në fushë e ka justifikuar me një dëmtim në gju, që në kampin interist nuk e mbështesin dhe aq.