Real Madrid synon të transferojë sulmuesin e Interit, Mauro Icardi, për një çmim të shkurtuar prej 80 milionë eurosh këtë verë raporton AS.
Argjentinasi iu hoq shiriti i kapitenit mes një mosmarrëveshje të vazhdueshme të kontratës dhe Los Blancos shpresojnë të përfitojnë nga gjendja e tij përcjell ORAinfo.
Icardi ka një klauzolë lirimi prej 110 milion eurosh (125 milionë dollarë, 94 milionë funte) në kontratën e tij të tanishme, por Madrid do të synojë një marrëveshje të volitshme për 26-vjeçarin./ORAinfo/