Real Madrid thuhet se është njoftuar se ata mund të nënshkruajnë Mauro Icardi për 80 milion euro këtë verë.
Sipas AS, Madrid foli me përfaqësuesit e Icardi javën e kaluar dhe mësoi se mund të blejnë argjentinasin për më pak se klauzola e lirimit prej 110 milion euro përcjell ORAinfo.
AS zbulon se bisedimet u mbajtën në telefon dhe se Madridi është i gatshëm të përfitojë nga grindjet e sulmuesit me Interin.
Icardi ka shënuar 15 gola në 28 ndeshje këtë sezon, por nuk ka luajtur që nga humbja e shiritit të kapitenit 13 shkurt, ndërsa ai u largua së fundi nga skuadra e Argjentinës./ORAinfo/