Gashi: Kuvendi nuk duhet të marrë asnjë vendim, përpara se të themelohet Komisioni Hetimor Parlamentar

10:58 | 05 Maj 2022

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka deklaruar se në LDK situata është delikate teksa tha se mendon se mënyra e sjelljes së pushtetit po e paaftëson vendimmarrjen në Kuvend.

Ai theksoi se paaftësia e mundësimit të vendimmarrjes në Kuvend është vështirësim i nivelit të funksionimit të demokracisë në vend.

“E kur ky paaftësim po dihet si rezultat i vullnetit të pushtetit që të pamundësojë mbikëqyrjen parlamentar dhe institucioneve, atëherë situata bëhet edhe më e rëndë.Si rezultat i pamundësisë së formimit të Komisionit Hetimor Parlamentar për krizën energjetike në Kosovë dhe shtrenjtimi të çmimit, ne mendojmë që Kuvendi duhet patjetër të themelojë këtë komision të kërkuar nga 40 deputetë nënshkrues. Dhe s’ka kurrfarë logjike funksionale që Kuvendi të aktrojë sikur është në normalitet, në kohën kur vendit po i cenohet demokracia.”,deklaroi Konjufca.

Sipas tij, Kuvendi nuk duhet të marrë asnjë vendim tjetër, përpara se të themelohet Komisioni Hetimor Parlamentar për Energjinë.

“Pra kërkojmë të vazhdojë seanca ku kemi mbetur, e pastaj të hyjmë në një fazë tjetër të tendencën për normalitet dhe vendimmarrje në Kuvend.”,përfundoi ai.

Komento: