I plagosuri ka gjuajtur mbrëmë me kallash, pamje të armës së konfiskuar

11:00 | 08 Maj 2022

Teksa policia po kryente një bastisje sot në lagjen Vranjevc të Prishtinës, i dyshuari është paraqitur me armë zjarri në drejtim të saj.

Në këtë situatë policia ka përdorë armën e zjarrit dhe ka plagosur të dyshuarin, i cili për shkak të plagëve të marra është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Burime të Gazetës Express thanë se të dyshuarin e kanë lajmëruar fqinjët në polici pasi mbrëmë dyshohet se ka gjuajtur me kallash.

Gazeta ka siguruar pamje të armës së konfiskuar, të cilën i dyshuari ia ka drejtuar policisë.

Deri më tani aty është gjetur municion dhe pesë armë ilegale dhe një armë e tipit AK-47, thanë burime të Gazetës.

Komento: