Trajneri i Danimarkës ‘tallet’ me Kosovën: Do të bëjmë stërvitje të mirë

21:54 | 18 Mars 2019

Kosova dhe Danimarka do të luajnë një ndeshje miqësore.

Trajneri i Danimarkës, Age Hareide, ka provokuar në prag të ndeshjes Kosovë – Danimarkë.

Kosova dhe Danimarka do të luajnë një ndeshje miqësore në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, më 21 mars, me fillim nga ora 19:00.

Përkundër rezultateve të jashtëzakonshme të Kosovës në Ligën e Kombeve, selektori danez duket se shikon dardanët si një kombëtare të nivelit të dobët, duke thënë se e sheh këtë ndeshje si stërvitje.

“Ne do të bëjmë një stërvitje shumë të mirë kundër Kosovës. Kjo është arsyeja pse zgjodhëm të luajmë ndaj një kundërshtari që pozicionohet më poshtë se ne” ka thënë Hareide, transmeton lajmi.net.

Kosova në ndeshjen kundër Danimarkës do të përballet me disa mungesa si Valon Berisha e Hekuran Kryeziu.

Gjithashtu, në këtë ndeshje pritet edhe mos aktivizimi i Benjamin Kolollit, i cili mund të pushohet për ndeshjen ndaj Bullgarisë

Komento: