Kryeministrja e Zelandës betohet se kurrë nuk do t’ia përmend emrin sulmuesit, ka një arsye

09:35 | 19 Mars 2019

Jacinda Ardern është betuar se kurrë nuk do ta përmend emrin e sulmuesit të xhamisë në Christchuch.

“Ka kërkuar shumë gjëra nga vepra e tij terroriste, por asgjë nuk do t’i jap famë – për këtë arsye ju kurrë nuk do më dëgjoni të ia përmend emrin e tij,” tha kryeministrja e Zelandës së Re Ardner në një prononcim emocional në parlamentin e Zelandës së Re, përcjell Gazeta Express.

Të Premten e kaluar sulmi në dy xhami la të vdekur 50 persona dhe disa të tjerë të lënduar.

Australiani Brenton Tarrant, 28 vjeçar, i vetë-shpallur supremacist i bardhë, akuzohet për vrasje.

Kryeministrja tha: “Ju përgjërohem, flisni emrat e atyre që i humbëm në vend të emrit të njeriut që i morri ata. Ai është një terrorist. Ai është një kriminel. Ai është një ekstremist. Por ai do të mbetet pa emër, kur unë të flas për të.”

Në një takim të veçantë në parlament sot, Kryeministrja Ardner përdori përshëndetjen Arabe “Al-Salaam Alaikum”.

Kryeministrja i bëri ftesë platformave të mediave sociale, të bëjnë më shumë për luftimin e terrorizmit, pasi që sulmuesi në Christchurch ishte drejtpërdrejtë gjatë sulmit në Facebook.

Ne nuk mund thjesht të ulemi dhe të pranojmë që këto platforma thjeshtë ekzistojnë, dhe se ato se çfarë thuhet në këto platforma nuk është përgjegjësi e platformës në të cilën publikohen” tha ajo. “Ata janë publikuesit. Jo thjeshtë postiera, raporton BBC.

Komento: