Alarmante! Disa vende të botës po përballen me një sëmundje të panjohur

18:30 | 19 Maj 2022

SHBA po përballet me një sëmundje ende të panjohur.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po hetojnë 180 raste të hepatit akut te fëmijët me një origjinë të panjohur. Qendra për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve saktëson se shumë prej rasteve nuk janë të kohëve të fundit, por kanë dalë si rezultat i një rishikimi të informacioneve që datojnë deri në tetor të vitit të kaluar.

Sipas agjencisë shëndetësore amerikane, shumë nga të prekurit janë të moshës 5 vjeç e poshtë. Lidhur me shkaqet e hepatit, që janë diagnostikuar në muajt e fundit në vende të ndryshme të botës, CDC dyshon se mund të jetë një infeksion nga adenovirusët.

Por situata nuk është alarmuese vetëm në Shtetet e Bashkuara. Ministria e shëndetësisë në Meksikë ka zbuluar rastet e para të këtij hepatiti akut misterioz. Edhe në Brazil, autoritetet kanë ngritur një sallë operative për të monitoruar shenjat e sëmundjes me origjinë të panjohur. Në këtë shtet janë konfirmuar 44 raste.

Sipas raportimeve zyrtare, hepatiti misterioz ka prekur fëmijët në të paktën 20 shtete të botës. Sëmundja prek kryesisht grupmoshën nga 1 muaj deri në 16 vjeç dhe shfaqet në një formë shumë të rëndë pa ndonjë lidhje direkte me viruset e njohura të saj. Në 10 për qind të rasteve ka qenë i nevojshëm transplanti i mëlçisë. Nga hepatiti misterioz ka humbur jetën një fëmijë deri më tani

Komento: