
Në shtatorin e vitit të kaluar në rrugën Bahnhofstrasse të St. Gallenit shpërtheu një përleshje ku R.B. (20vjeçar) u rrah brutalisht dhe pas një kohe ndërron jetë. Pesë persona u arrestuan në vendin e ngjarjes, ku pjesëmarrës në krim ishte edhe një 29 vjeçar nga Kosova, shkruan 20min. ch.
29-vjeçari kosovar nuk ishte një nga të dyshuarit kryesorë, por edhe ai kishte qenë pjesë e mosmarrëveshjes vdekjeprurëse.
Sipas drejtësia zvicerane, tre burra mes të cilëve edhe R.B., ishin duke shëtitur me shoqet e tyre. Përballë Ivy-Club, ata kanë takuar një grup tjetër personash, ku ka filluar një zënkë verbale. Fillimisht kosovari është larguar, por më pas kthen me dy shok të tij në vendngjarje.
Këtu ndodhi përleshja e ashpër fizike mes gjashtë personave. 29 vjeçari ka goditur me shufër metalike në fytyrë njërin nga kundërshtarët e palës tjetër.
20 vjeçari, viktima e radhës, u arratis në drejtim të ca shkurreve aty pranë, por ndiqej nga dy kolegët e 29 vjeçarit. Ata e kapën 20 vjeçarin dhe e goditen me shufra metalike, nga të cilat viktima do humbte shumë gjak. Si pasojë e këtyre lëndimeve, ai vdiq në spital.
“Ai luftoi për një kohë të gjatë”, tha njerku i tij në atë kohë për 20 minuta.
29 vjeçari për akuzën e “vrasjes së mbetur në tentativë” është dënuar me 60 ditë pune nga 80 franga (4800 franga) si dhe një gjobë prej 960 frangash. Gjithashtu për shpenzimet e drejtësisë zvicerane duhet të paguaj diçka, ku shifra totale kap 6652 franga. Vendimi mund të ankimohet.
Por kur do përfundojë procesi për dy pjesëmarrësit tjerë, është akoma e paqartë.
“Janë shumë ecuri tjera penale në pritje,” tha zëdhënësja e Prokurorisë Beatrice Giger. Pasi procedurat janë duke vazhduar, nuk do të jepen detaje të tjera rreth rastit.