Lajm shumë i keq për Milanin, dënohet nga UEFA

11:56 | 13 Dhjetor 2018

Milani sot ka marr një lajm shumë të keq.

Ky ekip do të dënohet sot nga UEFA për shkak të shkeljes së rregullit financiar.

Skuadra italiane disa herë ka apeluar vendimin e UEFA-së, mirëpo këta të fundit kanë marr vendim që t’i dënojnë rosonerët, përcjell “lajmi.net”.

Yonghong Li kishte falimentuar te Milani, ndërsa klubin e mori nën menaxhim kompania amerikane, Elliot.

Sipas Sky Sport, dënimi do të ndodhë sot më vonë, atëherë edhe kur Milan përballet me Olympiakosin në Evropa Ligë.

Komento: