Rriqrat në Malishevë, ja çka po ndodh

12:43 | 19 March 2019

Ligjëratat për vetëdijesimin për tu mbrojtur nga pickimi i rriqrave.

Në territorin e Komunës së Malishevës, është vazhduar zbatimi i masave parandaluese, në kuadër të strategjisë nacionale, për luftimin dhe parandalimin e Etheve Hemorragjike Krime Kongo (EHKK).

Krahas repelimit të kafshëve, janë duke vazhduar edhe ligjëratat e vetëdijesimit, për tu mbrojtur nga pickimi i rriqrave, si dhe masat tjera parandaluese.

“Zbatimin e këtyre dy masave, e kanë parë nga afër nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, Liridon Hoti, të cilët janë edhe anëtar të Këshillit Komunal për menaxhimin e EHKK në Malishevë.

Ligjëratat për vetëdijesimin për tu mbrojtur nga pickimi i rriqrave dhe zbatimin e masave tjera parandaluese, në shkollat e Komunës së Malishevës, janë duke i mbajtur profesionistët shëndetësor nga Qendra e Mjekësisë Familjare “dr.Shpëtim Robaj” në Malishevë.

Këto ligjërata sot janë mbajtur në shkollat e Astrazupit dhe Dragobilit”, thuhet në njoftimin për media.Po ashtu sot është mbikëqyrë edhe zbatimi i fushatës së repelimit në fshatrat Gajrak dhe Banjë.

Nënkryetari Berisha, ju ka dhënë përkrahje si profesionistëve shëndetësor, ashtu edhe profesionistëve të cilët bëjnë repelimin, dhe ka thënë se “Komuna e Malishevës, është e përkushtuar në zbatimin e këtyre masave, me qëllim që të mos përsëriten vitet e kaluara, kur kemi pasur vdekje si pasojë e virusit të EHKK, i cili bartet përmes rriqrave”.

Komento: