PDK ka kritika ndaj Albin Kurtit.
Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi, ka thënë se Albin Kurti u largua nga Amerika me mesazhin e fuqishëm të “Nuk të duam”.
Gjoshi ka shkruar në faqen e tij në Facebook se vetëm para pak vitesh, liderët e Kosovës priteshin në takime në Shtëpinë e Bardhë.
“Albin Kurtin e pritën te shkallët. As Biden, as Harris, as Blinken, nuk patën kohë as 5 minuta për Kryeministrin e Kosovës. Kjo nuk ka ndodhur pse ishte Kryeministri i Kosovës, por pse ishte Albin Kurti”, tha Gjoshi.
Sipas tij, ky duhet të jetë një moment reflektimi për qytetarët e Kosovës se përse amerikanët e injoruan vizitën e Kurtit në SHBA.