
Sot në fshatin Radeshë të Dragashit, një fëmijë ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë në një lumë.
Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
Ai tha se Policia bashkë me Prokurorinë e Prizrenit kanë filluar hetimet dhe po e trajtojnë rastin si “vdekje e dyshimtë”.
Njesitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë marrë veprimet e nevojshme ligjore.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për procedurat e mëtutjeshme ligjore.