
Behgjet Pacolli, ka folur pak për djalin e tij.
Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka treguar se djali i tij, Isa, ka filluar mësimet për patentë të pilotit.
Ai ka mbajtur orën e parë të kursit, një ditë pasi i mbushi 16 vjet, shkruan Reporteri.net.
Sipas Pacollit, gjithçka ka shkuar mirë.
“Nga zemra, ne të gjithë i dëshirojmë Isës shëndet e jetë të gjatë! Dje Isa mbushi 16 vjeç. Sot ai bëri orën e parë të kursit për patentë te pilotit. Gjithçka shkoi mirë”, ka shkruar Pacolli, duke publikuar edhe një foto të tij gjatë kursit.