Sveçla tregon se në veri u konfiskua drogë në vlerë 6 milionë euro

22:14 | 23 Maj 2022

Sot në veri të vendit ka pasur një aksion nga policia.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar pamje të drogës së konfiskuar në aksionin e sotëm në veri të vendit.

Sipas tij, vlera e drogës së konfiskuar, është në vlerë rreth 6 milionë euro, derisa e pajisjeve 1.5 milion euro, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Ministri ka njoftuar se droga e konfiskuar tashmë po shkatërrohet.

“Pas shkatërrimit të laboratorit në veri të vendit, Izvor, vlera e drogës së konfiskuar e cila tashmë po shkatërrohet ka rezultuar në vlerë 6 milionë euro ndërsa vlera e pajisjeve 1.5 milionë euro”, ka shkruar Sveçla

Komento: