Lutfi Haziri i pret me mish e me birra Sami Lushtakun, Sylejman Selimin e Ukë Rugovën

21:09 | 19 Mars 2019

Nënkryetari i LDK-së, njëherësh kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ështe treguar i ‘gjymert’ me musafirët nga Drenica.

Haziri që në paraqitjet publike tregohet i ashpër me PDK-në, është treguar miqësor me musafirët nga Drenica që njëherësh disa prej tyre janë themelues të PDK-së, shkruan ORAinfo.

Haziri i ka ftuar javën e kaluar në një darkë në Gjilan, kryetarin e PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, ish ambasadorin Sylejman Selimin, Ukë Rugovën dhe disa musafir tjerë nga Drenica.

Burime te ORAinfo bëjnë te ditur se ky ‘aheng” është mbajtur në njërin prej lokaleve në Gjilan.

Siç shihet edhe në foto Haziri ështe kujdeserur që musafirët t’i pres me mish e me birra./ORAinfo/

Komento: