Reagon Bordi i Drejtorëve te Telekomit: Fidel Krasniqi ka dhënë dorëheqje vitin e kaluar, ishte i përfshirë me Z-Mobile

21:26 | 19 Mars 2019

Bordi i Drejtorëve të Telekomit ka reaguar ndaj raportimeve se Fidel Krasniqi, njëri nga anëtarët e këtij bordi ka dhënë dorëheqje për qëllime morale.

Në një sqarim për opinionin ata bën të ditur se një gjë e tillë nuk është e vërtetë dhe se Krasniqi ka dhënë dorëheqje para më shumë se 3 muaj, konkretisht në dhjetor të vitit që kemi lënë pas, shkruan ORAinfo.

Bordi ka treguar edhe arsyen e dorëheqjes së Fidel Krasniqit duke sqaruar se personi në fjalë ka dhënë dorëheqje me qëllim që të përzgjidhet si kryeshef por ka qenë e pamundur pasi që z. Krasniqi ka pas konflikt interesi me pozitën që e ka pretenduar dhe si përfundim nuk është përzgjedhur nga Bordi i Drejtorëve.

Ndër të tjera në reagimin e tyre u tha se Krasniqi që nga koha kur është dorëhequr vazhdimisht ka bërë presione të ndryshme si antarve të bordit gjithashtu edhe menaxhmentit dhe ka qenë i përfshirë në forma të ndryshme në marrdhënjen kontraktuale të Z. Mobile./ORAinfo/

Më poshtë mund ta lexoni të plotë sqarimin e Bordit të Drejtorëve të Telekomit:

Me qëllim që opinion të jetë I informuar drejtë dhe të përgjigjemi ndaj presioneve që po i bëhen Telekomit të Kosovës, Bordi i Drejtorëve të Telekomit të Kosovës bënë këtë deklaratë sqaruese.

Sot në media është dhenë një lajm kinse njëri nga antarët e Bordit të Drejtorëve, z. Fidel Krasniqi, ka dhënë dorëheqje kinse për qëllime morale. Edhe kjo dezinformat ka për qëllim që të shtoj presionin ndaj Telekomit të Kosovës nga subjekte të ndryshme që kanë pretendime përfitimi nga Telekomi I Kosovës.

E vërteta është që Fidel Krasniqi ka dhënë dorëhqje në fillim të muajit dhjetor të 2018 (dhe ky vendim do t’i bëhet i ditur mediave) dhe bordi është plotsuar me antarë të ri tash e më shumë se tre muaj. Sipas informative nga vet z. Krasniqi, ai ka dhënë dorëheqje me qëllim që të përzgjidhet si kryeshef por ka qenë e pamundur pasi që z. Krasniqi ka pas konflikt interesi me pozitën që e ka pretenduar dhe si përfundim nuk është përzgjedhur nga Bordi i Drejtorëve.

Përkujtojmë që z. Fidel Krasniqi ka qenë pjesë e Bordit të Drejtorëve të Telekomit dhe duke pas pretendime më të mëdha edhe pse në kundërshtim me ligjin, që nga dorëheqja e tij më shumë se tre muaj më parë vazhdimisht ka bërë presione të ndryshme si antarve të bordit gjithashtu edhe menaxhmentit dhe ka qenë i përfshirë në forma të ndryshme në marrdhënjen kontraktuale të Z. Mobile.
Lusim mediat dhe institucionet që të bëjnë kujdes dhe të përmbahen nga dezinformatat e tilla tendencioze.

Komento: