Krasniqi reagon pas vdekjes së Nishanit: Na paska lënë një ndër burrështetasit e mëdhenj të Shqipërisë

18:31 | 28 Maj 2022

Buajr Nishani, nuk jeton më.

Memli Krasniqi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani.

Krasniqi, me anë të një postimi në Facebook, ka shprehur ngushëllime në emër të PDK-së për familjen e miqtë e tij. Kryetari i PDK-së ka lartësuar veprën e ish-presidentit Nishani, duke e cilësuar atë si “ndër burrështetasit më të mëdhenj të Shqipërisë”.

“Na paska lënë një ndër burrështetasit e mëdhenj të Shqipërisë. Me dhembje mora lajmin e trishtë për vdekjen e ish-Presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani. Në emrin tim dhe të Partisë Demokratike të Kosovës, shpreh ngushëllimet më të ndjera për familjen Nishani, për miqtë e bashkëpunëtorët e tij”, shkruajti ndër të tjera Krasniqi.

Ish-Presidenti i Shqipërisë ndërroi jetë të shtunën, një muaj pasi ishte shtruar në gjendje të rëndë në një spital jashtë vendit.

Situata shëndetësore e ish-kreut të shtetit shqiptar u rëndua pas infektimit të tij me COVID-19 dy muaj më parë.

Komento: