Në LDK thonë se Lutfi Haziri mund të zgjedhet kryetar i kësaj partie

08:35 | 20 Mars 2019

Lutfi Haziri e ka bërë të qartë se do të kandidojë për kryetar të LDK-së.

E Haki Rugova, nënkryetar i LDK-së, thotë se homologu i tij nga Gjilani, Lutfi Haziri, mund të jetë kryetar i ri i partisë.

Haki Rugova, nënkryetar i LDK-së, thotë se Lutfi Haziri është figurë e rëndësishme politike dhe siç thotë ai, mund të zgjidhet kryetar i partisë më të madhe opozitare në vend. Kështu ka deklaruar Rugova gjatë një interviste për “Zërin”, duke shtuar se procesi zgjedhor brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) tashmë ka filluar dhe planifikohet të përfundojë brenda dy-tre muajve të ardhshëm.

“Forma e shpalljes së kandidaturës për kryetar nga Lutfi Haziri nuk është zyrtare, por ai e ka shprehur vullnetin që të kandidojë dhe është kandidat i mundshëm e pse të mos jetë edhe kryetar? Ai është një figurë e rëndësishme e LDK-së, është njëri nga nënkryetarët dhe unë e shoh si kandidat potencial dhe shumë të mundshëm për kryetar”, shprehet Rugova, për gazetën Zëri.

Komento: