“Më kishte marrë malli”, Rama flet për takimin me Thaçin në Hagë

23:32 | 31 Maj 2022

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur për takimin e tij me ish-presidentin e Kosovës, Hashtim Thaçi, ndërsa ky i fundit ndodhet në paraburgim i hetuar nga Prokuroria Speciale.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu për arsyen e kësaj vizite, Rama tha se e kishte marrë malli.

Pjesë nga biseda:

Rama: Ishte dhe tek formulari. Me ka marr malli shkrova.

Fevziu: E thua sinqerisht apo për të kaluar radhën?

Rama: Sinqerisht.

I pyetur nëse kjo ishte gjëja e duhur, Rama tha: “Unë besoj që ishte gjëja e duhur edhe në aspektin e detyrës, por në radhë të parë në aspektin vëllazëror, miqësor, por dhe në aspektin e detyrës, besoj ishte gjëja e duhur”.

Komento: