E godet rrufeja, Vdes një person në Prizren

22:30 | 02 Qershor 2022

Sot një mot jo stabil ka mbizotëruar në vendin tonë.

Një person ka vdekur pasi është goditur nga rrufeja në orët e vona të së enjtes, shkruan Gazeta Express.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Një person ka vdekur pasi është goditur nga rrufeja. Ai është dërguar nga familjarët në Spitalin Rajonal të Prizrenit, megjithatë ai nuk ka arritur të mbijetojë”, ka thënë ai.

Komento: