E grushtuan deputetin Sllobonda Petroviq, prangosen dy persona

12:42 | 20 Mars 2019

Dy persona janë prangosur pasi të njëjtin kanë sulmuar deputetin e Kuvendit të Kosovës, Sllobodan Petroviq.

Sot rreth orës 10:30, policia ka marrë informacionin se në rrugën “Fazli Grajqevci” në Prishtinë, ka ndodhur një mosmarrëveshje në mes të tre personave.

Lidhur me këtë rast, policia ka shoqëruar në stacionin policor dy persona për të cilët ekziston dyshimi se mund të jenë të përfshirë në rastin në fjalë.

Policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të zbardhjes së të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë ngjarje.

Aktualisht në koordinim me prokurorin e shtetit po kryhen veprimet e fazës fillestare hetimore për të proceduar më tej në fazat e tjera.

Milan Kostiq, është personi i cili ka sulmuar sot deputetin e Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetarin e partisë serbe SLS, Slobodan Petroviq.

Kostiq mbante pozitën e këshilltarit të ish-ministrit të Bujqësisë,Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Kosovës, Nenad Rikallo.

Nga profili i Facebook-ut të Milan Kostiqit, vërehet se ai është një përkrahës i Milan Radoiçiq, personit i cili është i akuzuar për vrasjen e Olover Ivanoviqit, e që aktualisht është në kërkim të organeve të sigurisë.

Foto: Milan Kostiq

Komento: