
Man City është afër për të përfunduar një marrëveshje për të nënshkruar mesfushorin e Atletico Madrid Saul Niguez, raporton ESPN.
Pretendohet se Pep Guardiola ka identifikuar 24-vjeçarin si një pasues afatgjatë ndaj Fernandinho pasi humbi Frenkie de Jong i cili iki për në Barcelonë përcjell ORAinfo.

Barca kishte mbajtur gjithashtu syrin te Saul, por dyshohet se u tërhoq nga gara për ta nënshkruar atë pasi dëgjoi se City kishte bërë hapa të fortë për të nxitur një marrëveshje./ORAinfo/